Është organizuar ceremonia e tërheqjes së shortit nga KQZ, ku 25 subjektet politike janë në pritje që të tërheqin numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.
Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 112. Pra ajo do të renditet menjëherë e dyta në fletëvotim.
Ndërsa koalicioni AAK-PSD ka tërhequr numrin 119 për renditje në fletëvotim.
Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr numrin 126 për renditje në fletvotim.
Koalicioni Nisma-AKR-PD ka tërhequr numrin 122 për renditje në fletvotim.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 134 për renditje në fletëvotim.
Partia Euroatlantike ka tërhequr numrin 129 për renditje në fletëvotim.
Partia Fjala ka tërhequr numrin 125 për renditje në fletëvotim.
Koalicioni Vakat ka tërhequr numrin 124 për renditje në fletëvotim.
Lista Srpska ka tërhequr numrin 135 për renditje në fletëvotim.
Kandidati i pavarur Esmir Kasi ka tërhequr numrin 132 për renditje në fletëvotim.
Partia Gradnaska Iniciativa Gore-GIG ka tërhequr numrin 133 për renditje në fletëovtim.
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës-IRDK ka tërhequr numrin 131.
Jedinstvenia Goranska PArtija-JGP ka tërhequr numrin 123.
Kosova Demokratik Turk Partisi-KDTP ka tërhequr numrin 127.
Kosovaki Nevi Romani Partia-KNRP ka tërhequr numrin 130 për renditje në fletëvotim.
Nova Demokratska Stranka-NDS ka tërhequr numrin 118.
Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës-PDAK ka tërhequr numrin 116.
Partia e Ashkalinjëve për Integrim-PAI ka tërhequr numrin 113.
Partia Liberale Egjiptiane-PLE ka tërhequr numrin 111.
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka tërhequr numrin 128.
Partia Kosovarskih SRBA ka tërhequr numrin 115.
Pokret Za Gora ka tërhequr numrin 117.
Samostalna Liberalna Stranka ka tërhequr numrin 121.
Sloboda ka tërhequr numrin 120.
Stranka Demokratske ka tërhequr numrin 114.
Ndryshe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se KQZ është e angazhuar për zgjedhje sipas standardeve evropiane.
“Në emër të KQZ-së dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë se KËZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe standardeve më të larta evropiane. vetëm zgjedhjet elira fer, demokratike, pa presione, janë të oranuara për të gjithë”, ka thënë ajo.