Një tërmet me magnitudë 6,5 ballë goditi Meksikën jugore të premten, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Tërmeti ka ndodhur pranë bregut të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi rreth 35 kilometrash.
Dridhjet e forta ndërprenë konferencën e parë për shtyp të vitit të presidentes Claudia Sheinbaum, pasi u dëgjuan alarmet sizmike.
