Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka goditur zonën Saland në provincën jugperëndimore Khuzestan të Iranit.
Sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, që citoi Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 12 kilometrash.
Pas lëkundjeve, dy ekipe shpëtimi janë dërguar në fshatrat pranë epiqendrës për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të verifikuar nëse ka të lënduar ose dëme materiale.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të konsiderueshme. /mesazhi
