Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërmet me magnitudë 5,6 ballë godet veriun e Japonisë

Tërmet me magnitudë 5,6 ballë godet veriun e Japonisë

Një tërmet me magnitudë 5,6 ka goditur Japoninë veriore, transmeton Anadolu.

Tërmeti kishte epiqendrën në brigjet e prefekturës Aomori, në orën 1:17 të mëngjesit të së premtes me kohën lokale, në një thellësi prej 61,6 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Nuk u lëshuan paralajmërime për cunami dhe nuk u raportuan dëme.

Më herët këtë muaj, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 goditi verilindjen e Japonisë.

Exit mobile version