Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërmet në Indonezi, jepet paralajmërim për cunami

Tërmet në Indonezi, jepet paralajmërim për cunami

Një tërmet me fuqi prej 7,5 ballë ka goditur sot pjesën veriperëndimore të ishullit Java në Indonezi në orën 07:03 sipas kohës lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e Indonezisë kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për vendbanimet Banten, Lampung, Java Perëndimore, dhe Bengkulu.

Epiqendra e tërmetit ishte 147 kilometra në juglindje të Sumur-Banten dhe 10 kilometra nën sipërfaqe.

Dridhjet u ndjenë në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë.

Akoma nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Exit mobile version