Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërmet në Japoni; Lëkundjet shkaktojnë rrëshqitje dheu e viktima

Tërmet në Japoni; Lëkundjet shkaktojnë rrëshqitje dheu e viktima

Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.

Lëkundjet e tokës shkaktuan rrëshqitje dheu të cilat mbuluan mijëra shtëpi. Të paktën 8 persona numërohen të vdekur deri tani dhe 40 rezultojnë të humbur.

Si pasojë e tërmetit, energjia elektrike në ishull është ndërprerë. Dëmi në centralin elektrik që furnizon Hokaidon kërkon disa javë kohë për t’u riparuar thonë autoritetet.

Përpara tërmetit në veri të vendit, Japonia u godit edhe nga një tajfun i fuqishëm në perëndim të vendit, nga i cili humbën jetën 10 persona.

Exit mobile version