Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërmeti trondit disa pjesë të Greqisë, nuk raportohet për dëme

Tërmeti trondit disa pjesë të Greqisë, nuk raportohet për dëme

Një tërmet me magnitudë 5,4 goditi Greqinë veriore dhe u ndje në kryeqytet. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti ka ndodhur në orën 13:48 në detin Egje pranë gadishullit të Malit Athos në një thellësi prej 19,3 kilometrash, sipas Institutit të Gjeodinamikës me qendër në Athinë.

Tërmeti u ndje në Athinë, rreth 225 kilometra në jugperëndim të epiqendrës.​​​​​​​ /aa

Exit mobile version