Ballina Lajmet Kosovë  ‘’Termokos’’ përmbyll sezonin ngrohës

 ‘’Termokos’’ përmbyll sezonin ngrohës

‘’Termokos’’ përmbyll sezonin ngrohës “Termokos” ka njoftuar se sot ka përmbyllur sezonin 2020/2021.

Përmes një komunikate për media “Termokos” e ka vlerësuar këtë sezon si më të suksesshmin.

Po ashtu sipas kësaj ndërmarrjeje, gjatë sezonit ngrohës 2020/2021 janë shënuar një varg suksesesh në shumë aspekte të funksionimit të ndërmarrjes.

“Prodhimi i energjisë ngrohëse ka qenë për 15.7% më i lartë, ndërsa liferimi i energjisë termike ka qenë 20.5% më i lartë se në sezonin e kaluar. Edhe faturimi për sezonin 2020/2021 ka qenë mbi 10 % më i lartë se në sezonin paraprak. Numri i konsumatorëve këtë sezon ngrohës është rritur për 688 konsumatorë të rinj, me një sipërfaqe ngrohëse rreth 49 mijë m/2 më shumë se në sezonin e kaluar ngrohës. Përndryshe, ky është sezoni i pestë, në përfundim të të cilit, për shkak të motit të ftohtë dhe me kërkesë të konsumatorëve, furnizimi me ngrohje ka vazhduar edhe për 12 ditë shtesë”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version