Ballina Auto Tesla del me “teaser-in” e një produkti të ri

Tesla del me “teaser-in” e një produkti të ri

Tesla shpërndau një “teaser” të ri në internet, duke treguar se me 3 prill në Kinë do të ketë një lansim të ri.

Vetëm disa ditë nga tani, prodhuesi i veturave elektrike do të prezantoj një produkt të ri “Supercharging”, siç duket nga posteri, kështu që ndoshta është e sigurt të supozohet se ky është stacioni i shumëpritur i karikimit, V4 Supercharger.

Kompania ka vendosur tashmë disa nga karikuesit e saj në qytetin holandez të Harderwijk, shkruan Arena EV

Në termat e dizajnit, V4 Supercharger i ri është një largim nga versioni i kaluar, e gjithashtu tani ka një kabllo më të gjatë në mënyrë që të punojë më mirë me veturat e tjera që nuk janë të llojit Tesla.

Megjithatë, duket se karikuesi V4 lansimin zyrtarë do ta ketë në Kinë, dhe deri tani në këtë vend, kompania ka instaluar mbi 1,100 karikues Supercharger.

Exit mobile version