Ballina Arritje Teknologji Tesla është duke ndërtuar një robot njeri për punë të rrezikshme

Tesla është duke ndërtuar një robot njeri për punë të rrezikshme

Sipas kompanisë roboti do të jetë 172 centimetra i gjatë dhe të peshojë 56 kilogram. Fytyra e tij do të jetë një ekran. Brenda kompanisë quhet Optimus.

CEO i Tesla Elon Muks tha se kompania e tij është duke punuar në një robot humanoid dhe vitin e ardhshëm pritet të ndërtojë një prototip.

Për ndërtimin e robotit Tesla do të përdorë gjithë eksperiencën me makinat e automatizuara në fabrikat e saj si dhe harduerin e softuerin që gjendet pas autopilotit të makinave Tesla.

Musk ka qenë një prej zërave më të fortë që ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet inteligjenca artificiale, por robotit i Tesla është një prototip në nivel mekanik dhe përdoruesit mund ta menaxhojë dhe mbajë nën kontroll.

Sipas kompanisë roboti do të jetë 172 centimetra i gjatë dhe të peshojë 56 kilogram. Fytyra e tij do të jetë një ekran. Brenda kompanisë quhet Optimus.

Në uebsajtin e kompanisë thuhet se roboti është ndërtuar për të kryer detyra “të rrezikshme, përsëritëse ose të mërzitshme.”

Zbulimi erdhi në prezantimin Tesla’s AI Day ndërsa detajet Musk i paraqiti përmes një prezantimi në PowerPoint. /PCWorld Albanian

Exit mobile version