Ballina Auto Tesla gati për një hap masiv në Evropë

Tesla gati për një hap masiv në Evropë

Në botën konkurruese të veturave elektrike, Tesla edhe një herë po rrit ambiciet e saja duke planifikuar një zgjerim kolosal për fabrikën e saj me bazë në Berlin, duke synuar të tejkaloi kapacitet e prodhimit në të gjithë Evropën. Ky veprim, megjithëse ambicioz, është vetëm një ditë tjetër me idetë e fuqishme të inovacionit të Elon Musk.

Prodhuesi i veturave elektrike me bazë në Kaliforni, së fundmi iu është afruar autoriteteve gjermane, duke kërkuar leje për ndryshime shtesë në Gigafabrikën e saj në Berlin. Kjo shënon hapin e parë në planin e guximshëm i cili mund të transformojë objektin në fabrikën më të madhe të prodhimit të veturave në Evropë.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ne mund të shohim 1 milionë njësi të veturave Tesla që dalin nga linja e prodhimit brenda një viti, kjo si shtesë e një prodhimi të baterive me kapacitet prej 100GWh deri në vitin 2024. Kjo është një shifër më e lartë se kapaciteti i prodhimit të fabrikës kryesore të Volkswagen Group në Wolfsburg, raporton Arena EV.

Ky përmirësim nuk ka të bëjë vetëm me lojëra shifrash, por ka të bëjë edhe me ndryshimet inovative. Dokumentet e lëshuara nga autoritetet lokale të ambientit dhe ujerave zbulojnë vizionin e Tesla-s për të ardhmen e fabrikës.

Projekti madhor i kompanisë përfshinë ndërtimin e një laboratori për testimin e qelizave të baterisë, një program të zgjeruar për riciklimin e ujit e gjithashtu ndryshime dhe shtesa të ndryshme në infrastrukturën ekzistuese, si një strukturë magazinimi të materialeve, zgjerime në dyqanin e shtypit e gjithashtu edhe në dyqanin e bojës.

Vendasit tani kanë kohë deri në mes të shtatorit për të shprehur kundërshtimet e tyre ndaj propozimit. Dhe ndërsa zgjerimi ambicioz evropian i Tesla-s nuk është se ka qenë pa polemika, rezultati i mundshëm mund ta çojë kompaninë në një pozicion dominues në tregun evropian të veturave elektrike.

Nëse kërkesa e Tesla për zgjerim është e suksesshme, atëherë kjo fabrikë do të mund të prodhojë më shumë vetura në vit sesa prodhon aktualisht fabrika e Volkswagen-it në Wolfsburg – diçka që cilësohet si vërtet elektrizuese!

Exit mobile version