Ballina Auto Tesla ul çmimet e makinave elektrike

Tesla ul çmimet e makinave elektrike

Lëvizja vjen pasi kompania raportoi rënie të fortë të shitjeve në mbarë botën në tre mujorin e parë të vitit.

Tesla vendosi të ulë çmimet përsëri në disa tregjeve përfshirë SHBA-në, Kinën dhe Gjermaninë ndërsa gjiganti i makinave elektrike drejtuar nga multi-miliarderi Elon Musk përballet me rënie të shitjeve.

Lëvizja vjen pasi kompania raportoi rënie të fortë të shitjeve në mbarë botën në tre mujorin e parë të vitit.

Një luftë çmimesh është intensifikuar mes prodhuesve të makinave elektrike. Përmes një postimi në median sociale X, Elon Musk tha se çmimet e Tesla duhet të ndryshojnë herë pas here për të përputhur prodhimin me kërkesën.

Në Kinë kompania uli çmimin e modelit bazë të Model 3 me 2 mijë dollarë. Çmimet e Model Y, Model X dhe Model S u reduktuan gjithashtu me të njëjtën vlerë.

Gjithashtu pati shkurtime të çmimeve në shumë vende të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës sipas Reuters.

Kompania nisi një luftë çmimesh vitin e kaluar kur në mënyrë agresive shkurtoi çmimet në kurriz të marxhinave të fitimit. Nga ana tjetër ka reaguar ngadalë me rifreskimin e modeleve të vjetra ndërsa rivalët në Kinë si BYD dhe Nio ka vijuar të nxjerrin në treg modele me kosto më të ulët. Prodhuesi Kinez Xiaomi gjithashtu lançoi makinën e tij të parë elektrike muajin e kaluar.

Ndërkaq javën e kaluar Tesla tha se do të shkurtonte 10 përqind të fuqisë punëtore globale.

Exit mobile version