Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Teste falas dy herë në javë për të gjithë në Angli

Teste falas dy herë në javë për të gjithë në Angli

Të gjithëve në Angli do t’u jepet qasje në dy teste të shpejta të koronavirusit në javë nga e premtja, nën programin e ri të testimit nga qeveria.

Testet të cilat mund të japin rezultate në rreth 30 minuta, do të jenë në dispozicion falas në vendet e testimit, barnatorët si dhe përmes postës.

Sekretari i shëndetësisë tha se kjo do të ndihmojë të ulë çdo shpërthim të mundshëm pasi bllokimi pritet të lehtësohet.

Kritikët e programit thonë se ai rrezikon të bëhet një humbje “skandaloze” e parave.

Kjo vjen ndërsa Boris Johnson do të takojë kabinetin për të nënshkruar fazën tjetër të lehtësimit të mbylljes në Angli, e cila pritet të lejon dyqanet jo-thelbësore të rihapen dhe kafenetë dhe restorantet të fillojnë të shërbejnë në ambiente të jashtme nga 12 Prilli. /Mesazhi.com

Exit mobile version