Ballina Arritje Teknologji Tether fitoi 4.52 miliardë dollarë në tre mujorin e parë të 2024...

Tether fitoi 4.52 miliardë dollarë në tre mujorin e parë të 2024 vetëm nga rritja e Bitcoin

Vetëm në tre mujorin e parë u hodhën në qarkullim më shumë se 12 miliardë tokenë USDT.

Tether postoi një fitim rekord prej 4.52 miliardë dollarësh në tre mujorin e parë të 2024. Në raportin e saj të publikuar ditën e Mërkure, kompania fitoi rreth 1 miliardë dollarë nga pasuritë që ka në Thesarin Amerikan.

Pjesa tjetër mund ti kreditohet rritjes së vlerës së Bitcoin dhe rezervave të arit të kompanisë. Krahasuar me tre mujorin e kaluar, pasuria e Tether në BTC u rrit nga 2.8 miliardë dollarë në 5.4 miliardë dollarë ndërsa e arit nga 3.5 miliardë dollarë në 3.7 miliardë dollarë.

 

Vetëm në tre mujorin e parë u hodhën në qarkullim më shumë se 12 miliardë tokenë USDT.

Në Maj të 2023 Tether zbuloi se kishte filluar të investonte në Bitcoin duke thënë se synon të diversifikojë portofolin e saj. Të dhënat sugjerojnë se kompania ka tashmë 75,300 BTC në pronësi, një rritje krahasuar me 66,400 BTC që mbante në fillim të 2024.

Rezervat totale të Tether llogariten në 6.3 miliardë dollarë, rreth 1 miliardë dollarë më shumë sesa në tre mujorin e kaluar.

Exit mobile version