Ballina Lajmet Kosovë Thaçi: Askush të mos shqetësohet me krijimin e ushtrisë së Kosovës

Thaçi: Askush të mos shqetësohet me krijimin e ushtrisë së Kosovës

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ka filluar ceremonia e certifikimit të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet jo shumicë, gjenerata e parë 2017.

Këtë ceremoni që mbahet në kazermën “Skënderbeu në Ferizaj po marrin pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, krerët e FSK-së,etj.

Thaçi, me kët ë rast tha se është i lumtur që është i pranishëm në këtë ceremoni, duke i përgëzuar për diplomim rekrutët e rinj.

Sipas tij, këtë ceremoni e bënë më madhështor fakti se po diplomojnë rekrutë të komuniteteve.

“Institucionit që po iu bashkëngjitni është institucioni më demokrat, multietnik. Në përputhje me rekomandimet e sektorit të sigurisë po punojmë të përfundohet transformimi i FSK në ushtri. Askush në Kosovë rajon apo më gjerë nuk duhet shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe suksesshëm”, thekson Thaçi.

Exit mobile version