Thaçi e quan lajm të mirë miratimin e ligjit për simbole kombëtare në Kuvendin malazez

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është lajm i mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë atje.

Sipas tij, ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi, transmeton Klan Kosova.

“Në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj”.

“Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar”.

Exit mobile version