Ballina Lajmet Kosovë Thaçi e telefonon Vuçiqin, ja për çka biseduan

Thaçi e telefonon Vuçiqin, ja për çka biseduan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se me kryministrin serb kanë biseduar për zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Exit mobile version