Ballina Lajmet Kosovë Thaçi: Jo ndarjes, po bashkimit të Preshevës me Kosovën

Thaçi: Jo ndarjes, po bashkimit të Preshevës me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se pikëpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshin kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Thaçi ka ritheksuar qëndrimin e tij se në asnjë rrethanë dhe nga askush nuk mund të imponohet një ndarje e Kosovës.

Madje ai tha se një gjë e tillë as nuk do të hidhet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Në asnjë rrethanë, nga askush dhe me asnjë çmim nuk mund të imponohet një ndarje e Kosovës, ne duhet të jemi të vetëdijshëm që Demarkacioni  i Kosovës me Serbisë do të ndodhë. E ritheksoj se një temë e tillë nuk mund të hidhet në tavolinën  e bisedimeve në Bruksel”

E duke folur për shkëmbimin e mundshëm të territoreve, Thaçi ka thënë se një gjë e tillë nuk është dëgjuar ende , mirëpo se kjo kërkesë është e kahmotshme nga ana e shtetit serb.

“Nuk është dëgjuar një gjë e tillë, kërkesa për ndarje është kërkesë historike e Serbisë, në kuadër të korrigjimit të kufinjve do t’i themi jo ndarjes dhe po bashkimit të Preshevës me Kosovën”

Në fund, Thaçi ka thënë se shpreson që marrëveshja finale të jetë e balancuar dhe e pranueshme nga Bashkimi Evropian./lajmi.net/

Exit mobile version