Ballina Lajmet Kosovë Thaçi me Mogherinin: Ia rikonfirmuam përkushtimin për fazën e fundit të dialogut

Thaçi me Mogherinin: Ia rikonfirmuam përkushtimin për fazën e fundit të dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të delegacionit të Kosovës me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka shkruar se kanë rikonfirmuar përkushtimin për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

Ai në facebook ka shkruar se kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike. Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike

“Bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, takuam përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme. Kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike. Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike”, ka shkruar ai/

Exit mobile version