Ballina Lajmet Kosovë Thaçi premtoi “Luginën e Silikonit”, Veseli premton Zvicrën, të dy Kosovën e...

Thaçi premtoi “Luginën e Silikonit”, Veseli premton Zvicrën, të dy Kosovën e bënë vrimë të zezë të Evropës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas premtimit të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se me qeverisjen e tij Kosova do të bëhet “Zvicra e Ballkanit”.
Sejdiu me këtë rast ka rikujtuar edhe një premtimin e paraardhësit të Veselit, Hashim Thaçit, i cili në vitin 2007 pati deklaruar për një gazetë gjermane.

“Njëri në vitin 2007 tha Kosova do të jetë si Sillicon Valley, tjetri në vitin 2017 po thotë që Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit. Në fakt që të dy bashkë për këto 10 vite e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës”, ka shkruan Sejdiu në Facebook.

Exit mobile version