Ballina Lajmet Kosovë Thaçi takon familjarët e të pagjeturve serbë

Thaçi takon familjarët e të pagjeturve serbë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të serbëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemin e të pagjeturve në përgjithësi dhe për mundësitë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Ai që ka qenë për dy mandate në krye të ekzekutivit, ndërsa mandatin e tretë në Qeveri e ka lënë në gjysmë për të vazhduar nga pozita e zëvendëskryeministrit e ministrit të Punëve të Jashtme për të marrë detyrën e presidentit të vendit, u shpreh se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe duhet të zbardhet sa më parë.

“Fati i të gjithë të pagjeturve, pa dallim etnie, duhet të zbardhet sa më parë. Ky është edhe parakusht për drejtësi dhe për pajtim të sinqertë mes popujve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e familjarëve u pajtuan me presidentin Thaçi, që kjo të bëhet një nga temat kryesore edhe në dialogun në Bruksel.

“Duhet që kjo çështje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që të gjitha instancat, të gjitha institucionet, të punojnë që sa më parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuajtje”, përfundoi presidenti Thaçi.

Exit mobile version