Një përplasje e rralllë ka ndodhur në mes të kryeministres britanike Theresa May dhe presidentit amerikan Donald Trump, dhe e gjithë kjo ndodhi pasi liderja britanike e kritikoi liderin amerikan për shpërndarjen e materialeve propagandistike anti-islame.
Ishte Theresa May ajo e cila nuk vonoi të kritikoj presidentin Trump duke i thënë se një veprim i tillë është tejet skandaloz për një president.
Por përplasja erdhi nga përgjigja e ashpër e Trump, i cili i tha May që të merret me “terrorizmin që po lulëzon në vendin e saj”.
Videoja e parë e shpërndarë nga Trump tregonte një emigrant mysliman që sulmonte një holandez me paterica, por sipas autoriteteve holandeze agresori kishte lindur e ishte rritur në këtë shtet, e nuk ishte emigrant.
Në videon e dytë shfaqet një burrë që shkatërron statujën e Virgjëreshës Mari e publikuar ne You Tube në 2013-tën, ndërsa e treta tregon një moment gjatë trazirave në Egjipt po në këtë vit, kur një burrë shtyhet nga një ndërtesë e lartë në Aleksandri.
Reagime të ashpra erdhën edhe nga politikanë të tjerë amerikan, të cilët thanë se presidenti po e promovonte zërin e ekstremistëve të djathtë dhe se kjo ishte thellësisht shqetësuese. /MESAZHI/