Ballina Lajmet Kosovë Theret për vdekje një 60 vjeçar në Vitomiricë të Pejës

Theret për vdekje një 60 vjeçar në Vitomiricë të Pejës

Një vrasje ka ndodhur sot në Pejë rreth orës 13:15, ku një 60 vjeçar ka mbetur pa shenja jete si pasojë e therjes me thikë nga dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:15, në rrugën ‘Hysen Hykaj’ në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërgu në emergjencë. Nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se viktima është i moshës rreth 60-vjeçare.

Sipas tij, dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe po intervistohen.

Exit mobile version