Ballina Lajmet Kosovë Therje me thikë në Gërmi, arrestohen dy persona

Therje me thikë në Gërmi, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit, pas një mosmarrëveshje tek parku i Gërmisë, kanë therur me thikë viktimën mashkull.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në QKUK, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe thika e përdorur janë sekuestruar nga policia.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Exit mobile version