Ballina Arritje Teknologji Threads do të filtrojë në mënyrë automatike fjalët fyese

Threads do të filtrojë në mënyrë automatike fjalët fyese

Nëse dëshironi të zgjeroni listën e fjalëve që i konsideroni fyese dhe dëshironi që Threads ti filtrojë ato, mund ta bëni duke shkuar tek cilësimet e aplikacionit.

Njëlloj si Instagram, aplikacioni Threads do të filtrojë ë mënyrë automatike fjalët, shprehej dhe emojit që konsiderohen fyese.

Përmes një postimi ditën e Enjte, shefi i Instagram Adam Mosseri njoftoi se funksionaliteti i ri i “Fjalët e Fshehura” do të aplikohet jo vetëm për ata që ndiqni por edhe për kohështrirjen e personalizuar në mënyrë algoritmike “For You,” së bashku me rezultatet e kërkimit, profilet dhe replikat në postimet tuaja.

Nëse dëshironi të zgjeroni listën e fjalëve që i konsideroni fyese dhe dëshironi që Threads ti filtrojë ato, mund ta bëni duke shkuar tek cilësimet e aplikacionit.

Meta thekson se funksionaliteti i fjalëve të fshehura mund të çaktivizohet sipas dëshirës. Kujtojmë se një opsion i tillë ka qenë i disponueshëm në Instagram që prej 2016-ës përpara se të aplikohet më vonë edhe në mesazhet direkte.

Një tjetër opsion shtesë që po vjen në Threads është mundësia për të ndaluar njoftimet për ndërveprimet në postimet tuaja. Mjafton të klikoni butonin e ziles në cepin e djathtë të një postimi për të aktivizuar/çaktivizuar njoftimet.

Exit mobile version