Ballina Arritje Teknologji Threads ka 175 milionë përdorues aktivë në muaj thotë Zuckerberg

Threads ka 175 milionë përdorues aktivë në muaj thotë Zuckerberg

“Çfarë viti,” tha Zuckerberg ndërsa ndau statistikat në vitin e parë të rrjetit social. Në Shkurt ai tha se kjo shifër ishte 150 milionë.

Rrjeti social më i fundit i Meta, Threads, ka më shumë se 175 milionë përdorues aktivë në muaj sipas CEOs Mark Zuckerberg.

“Çfarë viti,” tha Zuckerberg ndërsa ndau statistikat në vitin e parë të rrjetit social. Në Shkurt ai tha se kjo shifër ishte 150 milionë.

Por numri i përdoruesve aktivë në muaj jep vetëm një informacion të kufizuar për popullaritetin e Threads, rrjet social i cili nuk ka të dhëna për përdoruesit aktivë ditor apo kohën që çdo përdorues shpenzon në aplikacion.

Një konkurrent i rrjetit social X të Elon Musk, Threads mbërriti vitin e kaluar në dyqanet e aplikacioneve më 5 Korrik dhe brenda javës grumbulloi 100 milionë përdorues.

Rritja bujshme fillestare erdhi si rezultat i popullaritetit të Instagram i cili u përdor për regjistrimin e përdoruesve në Threads. Aktualisht platforma nuk ofron reklamim dhe gjeneron zero para për Meta.

Exit mobile version