Ballina Arritje Teknologji Threads rritet në 150 milionë përdorues në muaj

Threads rritet në 150 milionë përdorues në muaj

Aplikacioni mori 100 milionë shkarkime në javën e parë të debutimit, por u pasua nga një rënie e ndërveprimit në platformë.

Aplikacioni Threads i Meta tashmë numëron më shumë se 150 milionë përdorues në muaj, një rritje me 20 milionë krahasuar me muajin Shkurt.

Statistikat më të fundit u publikuan nga Mark Zuckerberg i cili tha se aplikacioni vijon të jetë në një trajektore pozitive.

Informacioni i fundit sugjeron se Threads po vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë sesa rritja shpërthyese e debutimit.

Aplikacioni mori 100 milionë shkarkime në javën e parë të debutimit, por u pasua nga një rënie e ndërveprimit në platformë.

Megjithatë në 6 muajt e fundit, Threads ka pasur një rritje më të qëndrueshme dhe Zuckerberg madje ka spekuluar se mund të bëhen aplikacioni i radhës i Meta me 1 miliardë përdorues.

Exit mobile version