Lindja e parë është dalja nga errësira në dritë: një proces i vështirë, i dhimbshëm, përmes të cilit njeriu vjen në këtë jetë pa vullnetin e vet. Ajo është një përvojë që ndodh për ne, jo nga ne.
Ndërsa lindja e dytë është krejtësisht e ndryshme. Ajo është e vullnetshme dhe e vetëdijshme. Në këtë lindje, njeriu e merr vetë barrën e dhimbjes; askush nuk mund ta përjetojë apo ta bartë atë në vend të tij. Megjithëse është po aq e dhimbshme, ndoshta edhe më shumë, ajo nuk është aspak më pak e shenjtë se lindja e parë.
Çdo përpjekje për të dalë nga errësira kërkon një mbështetje hyjnore, një ndihmë që e bën të mundur këtë transformim të brendshëm. Sepse kjo është lindja më e rëndësishme:
lindja drejt dritës, dalja nga errësira në dritë.
Hoxhë Halil Avdulli
