🌴- Muslimanët duhet të thonë : “Është bekim për një grua të lindë një vajzë para një djali, sepse Zoti i Plotfuqishëm filloi me vajzat, siç tha: “Ai u jep vajza kujt të dojë dhe u jep djem kujt të dojë.” (Esh-shura: 49).
Kjo do të thotë që Zoti i Plotfuqishëm është Krijuesi i të gjitha gjërave dhe vepron brenda sundimit të Tij siç dëshiron. Ai i jep pasardhës kujtdo që dëshiron, kujdo i jep vetëm femra, dhe kujtdo që dëshiron, vetëm meshkuj, ose mund t’u japë atyre si meshkuj ashtu edhe femra. Ky ajet demonstron fuqinë absolute të Zotit dhe shkallën e kontrollit të Tij mbi çështjet e krijimit të Tij.
👈- Dhe i Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, tha kur iu dha lajmi i gëzuar për Fatimen, Zoti qoftë i kënaqur me të, vajzën e tij më të vogël: “Ajo është një lule aromatike që unë e çmoj dhe furnizimi i saj është tek Zoti.” Ai e quante atë “nëna e babait të saj”. Ai gjithashtu tha: “Fatimeja është pjesë e imja; ajo që e shqetson atë më shqetson mua dhe ajo që e kënaq atë më kënaq mua.”
🌴- Dijetari Ibn Abdul Berri Maliki tha në librin e tij : Behxhet El-Mexhalis: “Bijtë janë bekime dhe vajzat janë veprërmirat. Zoti i Plotfuqishëm do të na mbajë përgjegjës për bekimet (djemtë)dhe do të na shpërblejë për veprat e mira (vajzat).”
Dhe ai, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, thotë: “Mos i urreni vajzat, sepse ato janë shoqe të çmuara (të jetës).
Prof. ass. dr. Musa Vila
