Ballina Sport Futboll Tifozët në stadiumet e Premierligës po rikthehen pas nëntë muajsh

Tifozët në stadiumet e Premierligës po rikthehen pas nëntë muajsh

Është ditë e veçantë për fansat e futbollit në Premier Ligën angleze.

Për herë të parë pas nëntë muajsh, fansat do të rikthehen në stadiumet e Premier Ligës ditën e sotme, me dy takimet interesante ku West Ham United është nikoqir i Manchester United dhe Chelsea e pret në shtëpi Leeds United.

Të dyja takimet zhvillohen në Londër, ku me rregullat e reja të qeverisë britanike lejohen deri në 2 mijë tifozë.

Kujtojmë që fansat ishin ndalur në stadiume në fillim të muajit mars, ku edhe filloi përhapja masovike e virusit korona.

West Ham United – Manchester United fillon në ora 18:30, ndërkohë Chelsea – Leeds United është sfida e fundit për ditën e sotme, e caktuar të nis në orën 21:00.

Exit mobile version