Ballina Arritje arsim TIKA nuk ndalet, renovon shkollën “Elena Gjika”

TIKA nuk ndalet, renovon shkollën “Elena Gjika”

Organizara Turke per Bashkepunim dhe Koordinim (TIKA) ka përuruar Shkollën Fillore Elena Gjika ne Prishtine.

Ata realizuam përurimin e SHFMU Elena Gjika e cila është rinovuar dhe furnizuar me inventar falë bashkë financimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s.
Për rinovimin më gjithëpërfshirës dhe furnizimin me inventar të shkollës me 1800 nxënës dhe shkollës më të vjetër dhe më prestigjioze në Prishtinë ishte nënshkruar memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe TIKA-së.

Si rezultat i punimeve të filluara u rinovuan dhe u furnizuan me inventar 18 klasa, 3 klasa parafillore dhe bibloteka e shkollës.

Poashtu, në kuadër të rinovimit janë përfshirë gëlqerosja e klasave të rinovuara në vitin 2016 dhe koridoret e shkollës. 

Ceromonia e përërurimit u realizua në praninë e Ambasadores së Republikës së Turqisë në Prishtinë znj. Kıvılcım Kılıç, Kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, Koordinatorit të Zyrës së TIKA-së në Kosovë z. Hasan Burak Ceran, Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drejtorit të Shkollës, mësimdhënësve dhe prindërve.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës si dhe prindërit shprehën kënaqësinë për kushtet e krijuara në shkollë pas rinovimit. 

Exit mobile version