Ikbale Huduti, e “adhuruara” e qeverisë duke marrë pjesë në protesta
Qeveria shqiptare ka shpallur “non grata” shtetasen e Kosovës Ikbale Hudutin, një besimtare shiite e ditur tashmë, gjë që e bën atë të afërt dhe me Iranin, si një shtet shiit. Shkak, pjesëmarrja e saj në protestat anti-Rama në Tiranë.
Vetë ky i fundit e ka shfrytëzuar maksimalisht praninë e saj në turmë, me qëllimin tashmë të qartë për të kompromentuar protestën, të cilën që në fillim e ka shitur si të investuar nga Irani, një gjë që bën për të qeshur vetë atë nga ajo që thotë, në vetmi e jo në publik, pasi jeton stadin e atij që thotë ato që dhe vetë nuk i beson.
Më saktë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikbale Huduti (Berisha).
Sa për Hudutin, ajo vërtet nuk gëzon ndonjë simpati në opinion, si në Shqipëri api në Kosovë, pasi dhe besimi i saj shiit nuk gjen asnjë përkrahje apo përqafim ndër besimtarë muslimanë.
Megjithatë, është e drejta e saj të jetë apo jo në protestë, për arsyet apo mosarsyet që ajo i di. Që do të thotë se prania e saj aty ku fuqishëm refuzohet qeverisja e Ramës, me plot të drejtë, nuk e bën hiç pis protestën, krejt legjitime në gjuhën e saj refuzuese ndaj një pushteti që jo thjesht ka keqqeverisur në 13 vite, por tashmë po shfaq dhe shenja të dukshme tradhëtie kombëtare, duke dashur të zëvëndësojë shqiptarët me izraelitë.
Dhe gjithsesi, Huduti vetë nuk ka këto, nuk është arsye për të reaguar ndaj saj. Edhe pse një karakter i rëdomtë, gjykuar nga paraqitjet e saj publike, Shqipërisë apo Kosovës nuk i ka bërë ndonjë dëm, krahasimisht me dëmin që i kanë sjellë vendimmarrësit politikë, sidomos në Shqipëri.
Por në një tjetër këndvështrim, ajo i ka bërë një shërbim të madh qeverisë duke marrë pjesë në protesta. Rama ndoshta është lutur që ajo ta bëjë këtë gjë. Arsyet pse, dihen tashmë. /tesheshi
