Ballina Artikuj Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Autor:Dr. Fidan Mustafa

Ne nje periudhe ku dinamikat diplomatike vendosin ne menyre direkte te ardhmen e shtetesise se nje vendi, menyra si formohet opinioni publik perben nje front te rendesishem te perplasjes politike. Nje titull qe asociohet me njohjen nderkombetare te Kosoves dhe e shoqeron kete asociacion me imazhe te konfliktit dhe ekstremizmit nuk eshte thjesht nje gabim gazetaresk, por pjese e nje fenomeni te rrezikshem: perdorimi i mediave si arme per delegjitimimin e shtetit te Kosoves.

Narrativat qe lidhin njohjen e Kosoves me elemente te dhunes apo kriminalitetit perdorin teknika te perseritura te manipulimit: shoqerim simbolik (arme, flamuj te grupeve ekstremiste), terminologji qe nenkupton pasiguri dhe citime selektive qe krijojne perceptim negativ. Kur keto mesazhe vijn nga portale lokale, efekti eshte dyfish: ndikim ne opinionin vendas dhe perforcim i rrjeteve te dezinformimit qe BIA serbe dhe sherbimi rus perdorin per te qarkulluar narrativat e tyre kunder Kosoves ne rajon dhe me gjere.

Ky shkrim tashme ka nje motiv te qarte. Ne mungese te nje deklarate te drejtperdrejte nga aktoret zyrtare ne Beograd apo Moske, disa portale te brendshme ne Kosove bejne punen e tyre. Keta “pinjolla mediatike” brenda Kosoves po perqojne mesazhet e inteligjences serbe dhe asaj ruse, duke i shperndare ne formen e lajmeve, opinioneve apo analizave te shtremberuara. Disa e bejne nga padija, por disa te tjere jane bashkepunetore te qellimshem te rrjeteve te ndikimit, qe veprojne per te minuar kredibilitetin diplomatik te shtetit. Qellimet e tyre jane te shumta: pengimi i njohjeve te reja, rritja e tensioneve politike, krijimi i frikes dhe destabilizimi i perceptimit publik per Kosoven.

Narrativa e zeze dhe e perseritur e ketyre portaleve zbeh sukseset diplomatike, gerryen besimin e qytetareve ndaj institucioneve dhe krijon konfuzion kolektiv. Ne planin e brendshem, kjo nxit mosbesim ndaj shtetit dhe solidaritetit qytetar; ne planin nderkombetar, tituj te tille behen reference per ata qe duan ta paraqesin Kosoven si shtet te deshtuar.

Gazetaria e lire dhe kritike eshte vler e demokracise, por kur ajo kthehet ne vegel te propagandes se huaj, ajo humbet misionin e saj dhe behet armik i se vertetes. Ne momentin qe nje gazetar apo portal fillon te perhap narrativa te fabrikuara nga BIA apo sherbimi rus, ai nuk eshte me gazetar, por aktivist i paguar apo i perdorur. Dhe ne nje kohe kur fjala ka po aq peshe sa arma, kjo perben kercenim serioz per sigurin kombetare te Kosoves.

Rekomandime urgjente per institucionet e sigurise ne Kosove:

1. Strategji kombetare per sigurine informative: te krijohet nje task-force qe monitoron fushatat e dezinformimit, identifikon burimet e tyre dhe bashkepunon me mediat e pavarura per ngritjen e kapaciteteve profesionale.

2. Edukimi mediatik i publikut: programet ne shkolla dhe fushata publike qe u mesojne qytetareve si te dallojne lajmet e fabrikuara dhe si te mendojne kritikisht.

3. Forcimi i etikes gazetareske: kode te perditesuara dhe struktura veterregulluese qe ndalojne manipulimin editorial dhe dezinformimin e qellimshem.

4. Transparence ne pronesi dhe financim: rregulla te qarta per deklarimin e pronareve te portaleve dhe burimeve te financimit, per te ndalur ndikimin e sherbimeve te huaja informative.

5. Bashkepunim rajonal dhe nderkombetar: shkembim informacioni me agjenci dhe organizata partnere per te identifikuar modelet e ndikimit serb dhe rus ne rajon dhe per te koordinuar reagimet ndaj tyre.

Si perfundim:

Titujt qe lidhin shtetesine e Kosoves me terrorizem, ekstremizem apo kriminalitet nuk jane lapsuse gazetareske, por pjese e nje lufte te heshtur informative ku perceptimi ze vendin e fakteve. Keto nuk jane fjale te pafajshme – jane arme ne duart e atyre qe duan te shkaterruar shtetin tone.

Kosove, zgjohu!
Sepse sot, armiku nuk vjen gjithmone me tanke, ai vjen me tituj, me portale, me fjale qe helmojne vetedijen kombetare. Dhe ne kete lufte te re, mbrojtja e Kosoves fillon nga mbrojtja e se vertetes.

Exit mobile version