Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tjetër tragjedi me klandestinët pranë Lampeduzës, mes viktimave dhe një foshnje

Tjetër tragjedi me klandestinët pranë Lampeduzës, mes viktimave dhe një foshnje

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali.

Sipas raportimeve paraprake një varkë me 41 emigrantë e nisur nga Tunizia është përmbysur duke shkaktura vdekjen e të paktën 3 personave, një prej të cilëve një foshnje.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit në ndihmë kanë shkuar motovedetat e rojes bregdetare që kanë nisur një operacion shpëtimi duke evakuuar të gjithë emigrantët e tjerë.

Një fëmijë tjetër është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që prokuroria e Agrigentos ka nisur një hetim për akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin. /a2cnn

Exit mobile version