Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tjetër triumf politik i Ahmed al Sharaa

Tjetër triumf politik i Ahmed al Sharaa

Qeveria siriane dhe kurdët nënshkruajnë armëpushimin

Pas tensionit midis qeverisë aktuale në Siri dhe forcave të armatosura kurde në këtë vend të Lindjes së Mesme në javët e fundit, situata duket se po qetësohet.

Qeveria siriane e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa njoftoi se është arritur një marrëveshje paqeje midis dy palëve në konflikt, raporton Al Jazeera.

Sipas marrëveshjes, forcat kurde do të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat, dhe marrëveshja parashikon gjithashtu dorëzimin e plotë administrativ dhe ushtarak të provincave të Deir ez-Zor dhe Raqqa. Ajo që është më e rëndësishme për qeverinë siriane është se ajo do të marrë kontrollin e të gjitha kalimeve kufitare, si dhe fushave të naftës dhe gazit në rajon.

Gjithashtu, qeveria siriane do të marrë kontrollin e të gjitha institucioneve dhe objekteve, dhe ata janë zotuar të mos ndërmarrin masa shtypëse kundër punonjësve të Forcave Demokratike Siriane (SDF).

Presidenti sirian al-Shara tha se forcat nën komandën e qeverisë së tij po përgatiten të hyjnë në tre provinca lindore dhe verilindore me shumicë kurde, dhe se Siria do të jetë një shtet i bashkuar pavarësisht të kaluarës së trazuar të vendit. /tesheshi

Exit mobile version