Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Todd Blanche merr konfirmimin e Senatit si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së

Todd Blanche merr konfirmimin e Senatit si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së

Senati amerikan votoi për konfirmimin e ish-avokatit të presidentit Donald Trump, Todd Blanche, si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, raporton Anadolu.

Blanche mori miratimin e Senatit me 50 vota pro dhe 49 kundër.

“Jam thellësisht i nderuar nga besimi që presidenti Trump ka vendosur tek unë për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë si Prokurori i 88-të i Përgjithshëm i kombit tonë të madh. I jam mirënjohës Senatit që qëndroi deri vonë për ta përfunduar këtë proces. Nëpunësve të përkushtuar të Departamentit të Drejtësisë, ju falënderoj për punën tuaj të përditshme për të mbrojtur ligjin dhe për ta mbajtur vendin tonë të sigurt. Zoti e bekoftë Amerikën”, shkroi Blanche në platformën sociale amerikane X.

Trump njoftoi në një postim në rrjetet sociale më 2 prill se kishte shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi dhe kishte emëruar zëvendësprokurorin e Përgjithshëm Todd Blanche si ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë, mediat amerikane raportuan se Trump ka qenë “i zhgënjyer” me Bondin për mënyrën se si ajo kishte trajtuar dosjet “Epstein”.

Exit mobile version