Ballina Sport Futboll Torino refuzon 70 milionë euro dhe dy lojtarë të ofruar nga Milani...

Torino refuzon 70 milionë euro dhe dy lojtarë të ofruar nga Milani për Belottin

Torino ka hedhur poshtë ofertën e fundit të Milanit prej 70 milionë eurosh plus M’Baye Niang dhe Gabriel Paletta për Andrea Belottin.

Rossonerët nuk e maskuan asnjëherë interesin e tyre për sulmuesin e njohur si ‘Il Gallo’, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro në kontratën e tij, e cila vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani i shtoi përpjekjet e tyre për të kapur sulmuesin dhe arriti nivelin më të lartë prej 70 milionë euro plus kartonin e Niangut dhe atë të mbrojtësit Paletta.

Megjithatë, Presidenti i Toronios, Urbano Cairo e hodhi poshtë dhe është i vendosur të mbajë Belottin për këtë sezon.

Për sulmuesin e talentuar italian interesim më parë kishte shprehur edhe gjigantët anglezë, Manchester United dhe Chelsea.

Exit mobile version