Tottenham ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve e cila u zhvillua në stadiumin e ri të “Spursave”.
Skuadra e Pep Guardiolës kishte një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi por Loris arriti të pres penalltinë e Agueros.
Golin e fitores për Tottenham e shënoi Heung-Min Son në minutën e 78-të të ndeshjes.
Por Pochetino ka humbur dy futbollistët kryesorë, pasi që Kane dhe Alli u detyruan të largohen shkaku i lëndimit.
Ndeshja e kthimit në “Ettihad” do të luhet me 14 prill.