Përkundër që Leipzigu po vlerësohet favorit për Fisnik Asllanin, një skuadër nga Premier League e Anglisë po i rivalizon gjermanët për sulmuesin e Kosovës.
Bëhet fjalë për Tottenhamin, ekip që është futur në garë papritmas për Asllanin pas kërkesës së trajnerit Roberto De Zerbi.
Thuhet se De Zerbi po e sheh Asllanin si përforcim të duhur për sulmin dhe Tottenhami është gati të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij.
Ditë më parë, u raportua në Gjermani se Asllani do t’i bashkohet Leipzigut, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje dhe është në pritje të dritës së gjelbër nga Hoffenheimi.
23-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit te Hoffenheimi, i cili ishte edhe sezoni i tij i parë në elitën e futbollit gjerman.
Në 35 paraqitje në të gjitha garat për Hoffenheimin, Asllani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asistime kurse ka kontratë deri në vitin 2029.
