Ballina Auto Toyota vjen me versionin e përmirësuar të GR010 Hybrid – për të...

Toyota vjen me versionin e përmirësuar të GR010 Hybrid – për të sfiduar Ferrarin

Toyota po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në Le Mans me versionin e përmirësuar të GR010 Hybrid, i cili pritet të debutojë në 2026.

Modeli i ri ka një paketë aerodinamike më agresive, me drita LED horizontale dhe një “krah” të ridizajnuar, duke i dhënë makinës një pamje më tërheqëse.

Midis viteve 2018 dhe 2022, Toyota dominoi garat e qëndrueshmërisë, por Ferrari e mposhti në 2023, 2024 dhe 2025.

Dhe Toyota Gazoo Racing është e vendosur të rikthehet dhe të konkurrojë fort në një fushë gjithnjë e më të ngarkuar.

Testimet e makinës së re do të zhvillohen në Circuit Paul Ricard në Francë më 8 dhe 9 tetor.

Rivalët kryesorë përfshijnë Ferrari, Aston Martin, Peugeot, BMW, Porsche dhe Cadillac, ndërsa nga 2027 do t’i bashkohen edhe McLaren, Ford dhe Genesis.

Exit mobile version