Duke parë drejt të ardhmes, vështirë se rënia e përkohshme e trafikut ditor do të ketë një impakt afatgjatë në Reddit.
Pasi më shumë se 8 mijë subreddit-e u bënë private për 48 orë javën e kaluar për të protestuar ndryshimet e politikave të API-ve, shenjat e para të impaktit në platformë kanë filluar të shfaqen.
Mëngjesin e ditës së parë të protestës, Reddit pësoi një ndërprerje madhor duke prekur uebsajtet desktop dhe mobile përfshirë aplikacionet. Pak ditë më vonë CEO i Reddit Steve Huffman tha se protesta nuk ka pasur asnjë efekt.
Megjithatë sipas të dhënave të Similarweb, impakti i ishte i dukshëm. Ditën përpara se ndërprerja të fillonte më 12 Qershor, Similarweb tha se 57 milionë vizita ishin në Reddit në aplikacionet desktop dhe mobile.
Në fund të 13 Qershorit kjo shifër ra në 53 milionë vizita ditore. Ishte një rënie vizitash me 6.6 përqind. Përgjatë të njëjtës periudhë, Similarweb regjistroi një rënie dramatike të kohës që përdoruesisht shpenzonin në platformë nga 8 minuta e 31 sekonda në 7 minuta e 17 sekonda.
Duke parë drejt të ardhmes, vështirë se rënia e përkohshme e trafikut ditor do të ketë një impakt afatgjatë në Reddit. Por nëse protesta vazhdon dhe kompania nuk tërhiqet nga ndryshimet e politikave, platforma mund të shohë një rënie graduale e përdoruesve aktivë ditor
