Ballina Lajmet Kosovë Trafiku urban i rikthehet punës, 2.7 milionë eurot zhbllokojnë transportin

Trafiku urban i rikthehet punës, 2.7 milionë eurot zhbllokojnë transportin

Pas nëntë ditësh grevë, Trafiku Urban dhe transportuesit privatë kanë rifilluar punën, pasi Komuna e Prishtinës nisi shlyerjen e borxheve ndaj tyre.

Kjo u bë e mundur pasi Ministria e Financave alokoi 2.7 milionë euro nga buxheti, pjesë e mjeteve të bartura nga viti 2024.

Kryetari Përparim Rama tha se Drejtoria e Financave po punon jashtë orarit për të procesuar pagesat sa më shpejt, ndërsa ministri në detyrë, Hekuran Murati, kërkoi që komuna të kryejë menjëherë pagesat për operatorët e transportit publik.

Shërbimet e transportit publik ishin ndërprerë shkaku i borxheve të pashlyera, duke shkaktuar edhe protesta.

Gjatë ditëve të fundit, komuna dhe qeveria në detyrë kanë shkëmbyer akuza për përgjegjësinë e situatës, derisa alokimi i mjeteve e zgjidhi ngërçin.

Exit mobile version