Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leskoc, ku një traktor është rrokullisur në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Klina.info dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i mjetit, i identifikuar si Gjon Dodaj, 57 vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.
