Milot Rashica ka arritur të shënoj nëntë gola me fanellën e Werder Bremen që nga janari.
Ylli i Kosovës shënoi edhe mbrëmë kundër Schalkes duke e kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt ka vlerësuar lartë paraqitjen e 23 vjeçarit, shkruan Indeksonline.
“Epo, para së gjithash, ai patjetër duhet të qëndrojë në klubin tonë. Miloti ka vetëbesim, ai nuk mendon shumë, godet topin dhe ju e dini se çfarë po ndodhë”, ka thënë trajneri.
Të shtunën do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve ku Rashica mund të përballet me Bayernin, Leipzigun ose Hamburgun.