a) Tre keqkuptime që kërkojnë reflektim:
a) Adhurimet dhe veprat e mira nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën.
Për shumë njerëz si të përmendet puna e mirë atyre u shkonë mendja të të falurit, të agjërimi thjesht tek bota rituale. Por adhurimi është mjet, për ta zbutur egoizmin për ta çel deren drejt sjelljes së mirë, drejt ndihmës, drejtësisë dhe ndërtimit të shoqërisë.
(b) Përçmimi i kësaj bote
Një keqkuptim tjetër është mendimi se feja kërkon që ta urrejmë botën. Jo! Islami nuk e urren dynjanë, por e urdhëron ta ndërtojmë dhe ta përmirësojmë.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Nëse vjen Dita e Gjykimit dhe në dorën e ndonjërit prej jush është një fidan, le ta mbjellë atë.”
(Bejhekiu)
(c) Humbja e ndjesisë së prioriteteve
Jo çdo vepër ka të njëjtën vlerë.
Prioritetet bazohen në bazë të dobive dhe nevojave të njerëzve.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
Problemi nuk është mungesa e fesë, por keqkuptimi i saj.
Zoti kërkon të jemi të drejtë, të mëshirshëm dhe të dobishëm.
E bukura e fesë është se ajo erdhi ta ndriçoi jetën,dhe këtë e bën duke ndriçuar njeriun.
Hoxhë Halil Avdulli
