Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tre milionë euro drogë poshtë frigoriferit, arrestohet shqiptari

Tre milionë euro drogë poshtë frigoriferit, arrestohet shqiptari

Kishte shkuar në Itali për të shitur një sasi të madhe droge e cila kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Policia ka vënë në pranga 38 vjeçarin Emiliano Keçi. I riu ishte pikasur nga hetuesit për shkak të precedentëve të tij të mëparshëm për trafik droge. Në momentin e arrestimit 38 vjeçari po i drejtohej makinës së tij një Alfa Romeo Giulietta. Në shpejtësi e sipër i riu tentoi të fshehë një sasi prej 1 kg kokaine të cilin e kishte fshehur në brendësi të kroskotit.

Pas kontrollit të banesës së tij në Seriate, u gjet një sasi e konsiderueshme droge, ku pjesa më e madhe ishte fshehur poshtë motorit të frigoriferit.

Rreth 18 kg kokainë, 10 gramë heroinë si dhe 8 kg hashash, u sekuestruan nga autoritetet italiane të cilat kapnin një vlerë totale prej 3 milonë eurosh.

Mbi qeset e drogës së sekuestruar ishin shënuar emra qytetesh si :Lecco, Bergamo, Brescia, të cilat tregonin se për ku do të shkonte sasia e drogërave.

Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi dhe tre armë me silenciator.

Autoritet italiane vazhdojnë hetimet për të zbuluar më tej të gjithë dinamikën e këtij aktiviteti./abcnews.al/

Exit mobile version