Tre nxënës nga fshati Piran i Prizrenit janë larguar nga Kosova – ata kështu e kanë lënë edhe shkollën.
Mehmet Spahiu, mësuesi i shkollës “Dy Dëshmorët”, ka publikuar një video ku tre nxënësit shihen duke u përshëndetur me bashkëmoshatarët e tyre dhe personelin e shkollës.
“Fëmijët po ndahen nga shkolla me lot në sy dhe pa dëshirën e tyre”, ka shkruar mësuesi në profilin e tij.