Ballina Lajmet Kosovë Tre nxënës theren me thikë në Prishtinë

Tre nxënës theren me thikë në Prishtinë

Tre nxënës janë therur me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Rreth orës 16:00, në një shkollë në lagjen Emshir në Prishtinë, janë therur me thikë tre nxënës.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur policia, dy nxënës janë të moshës 17-vjeçare ndërkaq një është 16-vjeçar.

Policia është në kërkim të të dyshuarve.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Jugu si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Në këtë rast janë lënduar tre persona :

o A. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

o Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Exit mobile version