Ballina Lajmet Kosovë Tre të vdekur dhe mbi 1.800 raste të reja me coronavirus

Tre të vdekur dhe mbi 1.800 raste të reja me coronavirus

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 1.853 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se gjatë kësaj periudhe janë kryer 4.786 testime.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 840, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë 10.830.

Exit mobile version