Ballina Sport Futboll Tri klube italiane pas Vojvodës

Tri klube italiane pas Vojvodës

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në tregun italian.

Hiq më pak se tri klube, kanë shprehur interesim dhe janë në garë për transferimin e Vojvodës gjatë kësaj vere, ka raportuar “Calciomercato”.

Cagliari, Parma dhe Venezia, janë skuadrat që po insistojnë për Vojvodën, i cili ka kontratë me Comon deri në verën e vitit 2028.

31-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për krahun, duke pasur parasysh se ka përvojë të madhe në futbollin italian.

Vojvoda është pjesë e Comos prej fillimit të vitit 2025 kur iu bashkua nga Torino, ekip për të cilin ka luajtur për gati pesë sezone.

Deri më tani, Vojvoda ka regjistruar 168 paraqitje në elitën e futbollit italian, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 17 asistime.

Exit mobile version